Zbuloni arsyen, anulohet tenderi 18 milionë euro i “Unazës së Re” të Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 18 milionë euro, për ndërtimin e rrethrrotullimit të “Shqiponjës”.

Kjo ka ardhur pas ankesës së kompanisë “Alb Building”.  Në këtë tender kanë marrë pjesë 8 kompani. Oferta më e ulët u paraqit nga “Alb Building” me 1.72 miliardë lekë ose 14.2 milionë euro, ndërsa e dyta ishte kompania “Salillari” me 1.77 miliardë lekë.

Pas analizimit të ofertave, ARRSH skualifikoi për mospërmbushje të kritereve dy kompanitë me ofertat më të ulëta. Fituese u shpall kompania “Vëllezërit Hysa”, e cila ishte në vend të tretë.

Kjo kompani ka ofruar ta ndërtojë veprën me 1.77 miliardë lekë.

Por ky klasifikim është kundërshtuar nga kompania “Alb Building”, e cila e ka ankimuar shpalljen e fituesit nga ARRSH në komisonin e prokurimeve.

Në këtë mënyrë është pezulluar menjëherë shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës. Kjo do të jetë deri në vendimin përfundimtar që do merret pas shqyrtimit të dokumentave.

Ky është tenderi i tretë për “Rrethrrotullimin e Shqiponjës”, por tashmë me një projekt të ndryshuar.

Shpërndaje
Share.

Komento