Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, arrestohet një shqiptar

Garda Civile spanjolle ka zbuluar një shtëpi bari, duke arrestuar edhe një person, që sipas mediave vendase është shqiptar. Gjatë operacionit “Gruri”, në një shtëpi në Jumillë, në Spanjë, u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion. Në pranga ka rënë një 29 vjeçar, i cili rezulton shqiptar. Mbi të rëndojnë akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës.
Operacioni filloi pas zbulimit të ekzistencës së mundshme të një sere nëntokësore në një zonë rurale, konfirmuar nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile. Më tej u mor një urdhër që lejonte zbulimin e bimëve në faza të ndryshme të rritjes. Operacioni ‘Gruri’ është i dyti i çmontuar në një shtëpi në Jumillë gjatë muajve të fundit.
Në qershor, një tjetër hetim i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Vendore rezultoi me sekuestrimin e një kilogrami sytha dhe arrestimin e dy burrave për akuza të ngjashme.