Skip to content
Aktualitet

Zbulohen emrat/ Ja 5 zyrtarët e arrestuar nga Agjencia e Burimeve Natyrore, një në arrest shtëpie

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm janë zbardhur dhe emrat e 5 të arrestuarve nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Ata janë: Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj janë zyrtarët e arrestuar, ndërsa njëri prej tyre është një biznesmen.

Këta zyrtarë u arrestuan nga Policia e Tiranës, me urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën e kontrabandës dhe mashtrim me pasoja të rënda, si edhe shpërdorim detyre.

2 persona të tjerë janë në kërkim, ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ një person tjetër, që quhet Rezarta Sulejmani.

Mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Klodian Gradeci, drejtor i hidrokarbureve në AKBN dhe Isuf Berberi, biznesmen.

Nga të dhënat e raportuara, mësohet se hetimet kanë nisur kur Gradeci mbante funksionin e drejtorit. Hetimet lidhur me çështjen kanë zgjatur rreth 4 vjet dhe dyshimet e prokurorisë, sipas burimeve, janë se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit llogaritet në 1 mln euro.

/GazetaReforma.com/