Numërimit mbrapsht i ka ardhur fundi dhe “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin.
Teksa kurioziteti është i madh për të mësuar ambientet e kësaj shtëpie, janë zbuluar dhe vendi ku do të izolohen banorët që do të thejnë rregullat e vëllait të madh. Një kthim pas në vitet e errëta të Shqipërisë të japin pamjet e dekorimit të këtyre ambienteve, ku do të dënohen personazhet VIP.
![]()
Teksa kurioziteti i publikut është i madh për të njohur të gjithë personazhet që do të jenë pjesë e këtij “reality show” ajo që mori më shumë vëmendjen ishte look-u që Arbana kishte zgjedhur për natën e sotme.
Me një fustan të kuq, flokët onde dhe një make up shumë natyral mund të themi se moderatorja po shkëlqen.
![]()
Kujtojmë se pak orë para nisjes së programit, produksioni “ka lëshuar dorën” dhe ka vendosur që të bëjë publike emrat e dy banorëve.
Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë. Së fundmi, produksioni ka zbuluar një tjetër emër të njohur.
Producentja e “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka zbuluar për Instagram-in e këtij “reality show” se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshem në Shqipëri do të jetë balerini i njohur, Ilir Shaqiri.
Ndërkohë deri në këto momente i janë bashkuar “BBV” Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj si dhe Ilir Shaqiri.
Po ashtu, më herët Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.







