Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohen 3 mijë produkte kontrabandë në biznesin e kozmetikës!

15:08 22/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në një biznes kozmetik, “Global Cosmetics & Distribution”, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë. Për rastin policia ka dalë me një njoftim zyrtar.

Sipas bluve, në ambientet e biznesit janë gjetur rreth 3 mijë produkte të ndryshme kozmetike, të cilat ishin kontrabandë. Dyshohet gjithashtu se në këto ambiente mund të jetë zhvilluar edhe aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.

Për rastin në fjalë janë shpallur në kërkim dy personat e identifikuar me emrat, Tea Karanxha dhe Ergys Mezini. Gjithashtu, blutë kanë sekuestruar 60 shampo, 20 maska floku, 260 bojë flokësh, si dhe 32 kremra flokësh.

Konkretisht, janë konstatuar dhe sekuestruar 60 shishe shampo 300mg të markës “L’Oreal”, 20 kuti me maska floku po të markës “L’Oreal”, 260 tubetë me bojë flokësh të markës “L’Oreal”, si dhe 32 kremëra flokësh po të markës “L’Oreal”.

Këto produkte reklamoheshin në rrjete sociale dhe pranë bizneseve të ndryshme, kryesisht nga parukeri, nga biznesi “Global Cosmetics & Production” në pronësi të Ergys Mezinit. Megjithatë, siç duket të gjitha janë kontrabandë.

Krimi Ekonomik i Tiranës bastis "Global Cosmetics &

“Më datë 19.07.2024, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Ergys Mezini, banues në Tiranë, sepse me datë 18.07.2024, në rrugën “Nasi Pavllo”, te subjekti në administrim të tij “Global Cosmetics & Production” gjatë kontrollit, u konstatuan produkte të ndryshme kozmetike, të cilat ishin kontrabandë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 60 (gjashtëdhjetë) shishe shampo 300 mg me mbishkrimin L’oreal”. 20 (njëzetë) kuti maska floku me mbishkrimin “L’ oreal”, 260 (dyqind e gjashtëdhjetë) tubete me bojë flokësh me mbishkrimin “L’oreal”, si dhe 32 (tridhjetë e dy) kremra flokësh të markës “L’oreal”.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për shtetasen Tea Karanxha, banuese në Tiranë,  sepse me datë 18.07.2024, në rrugën “‘Nasi Pavllo”, te subjekti në administrim të saj, “Global Beautv & Cosmetics”

Gjatë kontrollit, rezultoi se kishte diferenca në inventarin e kryer nga hetimi tatimor. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mallrash kozmetike rreth 3.000 (tre mijë) copë”, njofton policia.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Global Cosmetics & Distribution

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Shtyhet Seanca për Dosjen e ‘Sterilizimit’

Në burg për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirinë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English