Skip to content
Të Gjitha

Zbulohen 100 predha artilerie në Elbasan, forcat xheniere aksion për asgjesimin e tyre

· 1 min lexim

Deri më tani dy fëmijë, njëri ka humbur dorën dhe tjetri jetën, ka bërë që forcat ushtarake të jenë më të vëmendshme.

Pikërisht ditën e sotme, janë gjetur plotë 100 predha artilerie në Elbasan, të zbuluara këto pas ndërmarrjes në operacionin që mundësoi zbulimin dhe asgjesimin e predhave dhe municioneve.

Vendi ku janë gjetur predhat është në Bardashesh nga efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura.

Tashmë mësohet se janë transportuar predhat për në poligon, ku edhe do të asgjesohen.