Zbardhet pretenca e Prokurorisë, ja sa vite burg do të dënohet Saimir Tahiri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i pranishëm sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda, për t’u njohur me pretencën.

Tahiri ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Organ i akuzës kërkoi 12 vjet burg për ish-ministrin e Brendshëm, shkruan “Balkanweb”.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për Tahirin, në seancën e fundit para pushimeve verore. 

Në këtë mënyrë ish-ministri do të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit, duke e zbritur në 8 vjet.

Saimir Tahiri akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Së bashku me ish-ministrin, akuzohen edhe Jaeld Çela, ish- drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Bode, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohila, ish-oficer policie.

Shpërndaje
Share.

Komento