“Kur luftuam në Beograd na vinit nga mbrapa”, Andi Lila i kërkon llogari Cakajt për heqjen e pasaportave diplomatike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Viti 2016-të ishte më i suksesshmi për Kombëtaren Shqiptare, pasi për herë të parë arritën që të kualifikohen në një turne madhor.

Shqipëria arriti që të koleksiononte edhe një fitore ndaj Rumanisë në fazën e grupeve të Euro 2016, por për fat të keq nuk mundën ta kalonin më tej, si pasojë e golavarazhit të keq.

Lojtarët e Kombëtares u pritën si heronj në Shqipëri, madje iu organizua edhe një pritje në kryeministri, ku iu dhanë pasaporta diplomatike.

Mirëpo, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ua ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve.

Kjo çështje u trajtua gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, ku ishte i ftuar ish-futbollisti i Kombëtares dhe njëkohësisht kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila.

Ky  fundit u shpreh, se për këtë akt ministri nuk i ka dhënë asnjë motivacion.

Asokohe shtoi ai, Rama i cilësoi lojtarët e Kombëtares, si ambasadorët më të mirë në Europë dhe të gjithë i vinin nga mbrapa, ndërsa tani askush nuk ka thënë asnjë fjalë.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, u shpreh Andi Lila.

Kujtojmë këtu se Cakaj, pak muaj më parë bllokoi 350 pasaporta diplomatike, deri në hartimin e një ligji të ri për personat që do të përfitojnë.

Shpërndaje
Share.

Komento