Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën në Prezë, ngrihen pika kontrolli në disa zona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Menjëherë pas lajmit se një 71 vjecar u gjend i pajetë në Fushë-Prezë në Tiranë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi Abdulla Budlla, nga fshati Hametaq, Njësia Administrative Prezë është qëlluar me armë zjarri rreth orë 16:45 në Fushë Prezë në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë policia pasi ka mbërritur në vendngjarje duke bërë rrethimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit në aksin rrugor Rinas-Fushë Krujë dhe Rinas-Vorë-Tiranë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento