Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhet dokumenti/ Arben Kraja, hetues gjatë komunizmit

23:22 20/12/2019
Reading Time: 3 min lexim

Pas zgjedhjes së Arben Krajës në krye të SPAK, u bën deklaratat publike, sipas të cilave Kraja ka qenë hetues gjatë kohës së komunizmit.

Lidhur me këto deklarata “Gazeta shqiptare” i kërkoi Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit nëse ka dokumente, të cilat vërtetojnë ose hedhin poshtë këto zëra.

Pas kërkesës, koordinatori Për të Drejtën e Informimit në AIDSSH, Selami Zalli, tha se, “duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, vë në dispozicion versionin e gjatë e të pashkurtuar të vendimit të muajit prill”.

Sipas versionit të gjatë të vendimit, Autoriteti pohon që Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe se ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit.

PËRGJIGJA E AUTORITETIT për “Gazetën Shqiptare”
Në përgjigje, të kërkesës për informacion nr.1736/2 e datës 19.12.2019, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me vazhdimin e kërkesës për informacion për vënien në dispozicion të vendimit nr. 185 datë 03.04.2019 të AIDSSH, versioni i gjatë, i pashkurtuar dhe procesverbali i diskutimit (përfshirë mendimet paralele) për z.Arben Kraja, atëkohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, sot kryetar i SPAK, ju informoj sa me poshtë:

Vendimet e marra nga ana e AIDSH–së gjenden të gjitha të publikuara në faqen zyrtare të institucionit tonë, ëëë.autoritetidosjeve.gov.al.

Duke vlerësuar rëndësinë e rastit dhe në funksion të transparencës maksimale, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin e plotë për qëllimin e kërkuar nga ana juaj, i cili përmbush në mënyrë të plotë të gjitha kërkesat tuaja në lidhje me informimin e saktë të publikut, në bazë të parashikimeve të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në lidhje me procesverbalin e mbledhjes dhe diskutimet e bëra, nuk mund t’ju vihen në dispozicion, pasi në vendim është pasqyruar gjithçka e kërkuar, për të përmbushur qëllimin e kërkimit tuaj, si dhe për faktin se diskutimet në këto raste kanë vlerën e dhomës së këshillimit në proces dhe në procesverbal janë pasqyruar të dhëna personale dhe informacione që kanë të bëjnë me shumë persona, njohja e të cilave nuk është e lejueshme, përveç rrethit të personave të parashikuar me ligjin 45/2015.

Vendimi

Nga dokumentet e paraqitura rezulton se Arben Kraja ka qenë me detyrë hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër në vitin 1990, pra përpara datës 2 korrik të vitit 1991, që është edhe fushëveprimi i ligjit mbi bazën e të cilit vepron Autoriteti. Ai ka hetuar një çështje penale në ngarkim të dy të pandehurve për kalim të paligjshëm kufiri në bashkëpunim.

Më tej sqarohet se si vepër penale, kalimi i paligjshëm i kufirit bën pjesë në kreun 8 të ‘Krime kundër rendit administrativ’ dhe jo në kreun ‘Krime kundër shtetit’, vepra penale këto, të parashikuara në kreun e parë neni 47 të Kodit Penal të vitit 1977.

Ky institucion, pas verifikimeve ka njoftuar Institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi Krajën, duke verifikuar se, nuk figuron të ketë materiale, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, në emër të tij, sipas Nenit 29, pika 2 të Ligjit Nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Etiketa: arben krajahetues i komunizmit

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Tiranë/ U përplas nga makina, ndërron jetë këmbësori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.