Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet bilanci i aksidentit të Gjirin e Lalzit/ Raportohet 1 e vdekur dhe 5 persona të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

· 1 min lexim

Një tjetër aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme në Durrës pranë fshatit Rrotull në Gjirin e Lalzit, ku një grua ka mbetur e vdekur. Deri më tani raportohet se përveç gruas që ka ndërruar jetë janë edhe 5 persona të therë të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë.

Kanë qenë dy makina për përfshira në aksident, prej nga njëra drejtohej nga një shtetas francez, i cili ishte duke udhëtuar bashkë me të fejuarën e tij, dhe makina tjetër në të cilën gjendeshin 5 persona të së njëjtës familje. Dy motra bashkë me dy fëmijët dhe një nga bashkëshortët.

Fordi që mbante edhe familje me 5 persona ka rezultuar më i dëmtuari prej nga edhe personat që ndodhen në gjendje të rëndë kanë qenë brenda saj.

Viktima ishte ajo që drejtonte mjetin Ford, e cila është identifikuar si Mirela Daci.

Policia ende nuk ka dalë në një deklaratë të plotë se cili ka qenë shkaku i aksidentit.