Skip to content
Politikë

 Zbardhet axhenda/ Pse Igli Hasani nuk do të takohet me Albin Kurtin në Kosovë?

· 2 min lexim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë, Igli Hasani ka nisur sot turin e takimeve në rajon, konkretisht në Kosovë ku do të takojë përfaqësues të lartë të këtij shteti.

Mësohet se gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike opozitare.

Në axhendën e tij të bërë publike, nuk është parashikuar një takim me kryeministrin Kurti, pasi kujtojmë se ai ndodhet në Davos të Zvicrës për forumin ekonomik.

Më poshtë gjeni të zbardhur axhendën e Hasanit:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj