- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetZbardhen vendimet e plota të qeverisë për rritjen e pagave, ja kush...

Zbardhen vendimet e plota të qeverisë për rritjen e pagave, ja kush do të përfitojë

- Reklamë -spot_img

Këtë të mërkurë qeveria njoftoi vendimet e fundit në lidhje me rritjen e pagave për administratën publike, policinë, gardën dhe zjarrfikësit. Vendimi u njoftua nga vetë Kryeministri gjatë një deklarate për mediat. BalkanWeb ka zbardhur vendimet e plota të qeverisë, kategoritë që përfitojnë si dhe sasinë e rritjes.

Ditën e sotme u miratua vendimi që përcakton rritje të pagës për punonjësit e policisë, Gardës, zjarrfikësit, Administratës publike, përfshi këtu postet e zëvendësministrave.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.688, DATË 18.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.688, datë 18.11.2021, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara me aktin normativ nr.12, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar”, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.

VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.165, DATË 2.3.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR GRUPIMIN E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE, PËR EFEKT PAGE, DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË FUNKSIONARËVE TË ZGJEDHUR E TË EMËRUAR, TË NËPUNËSVE CIVILË E TË PUNONJËSVE ADMINISTRATIVË TË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, shkronja “c”, 4, pika 2, shkronja “d”, e 5, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të neneve 46, 54, 65, 71 e 77, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në vendimin nr.165, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. a) Në fjalinë e dytë, të pikës 6, pas fjalëve “… së çdo punonjësi …” shtohen “… apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor, të lëshuar nga organet kompetente përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, …”.
  3. b) Në pikën 18, fjalët “…deri në 39 000 lekë në muaj …” zëvendësohen me “… deri në 41 700 lekë në muaj …”.
  4. c) Në pikën 19, fjalët “… nga 30 000 – 39 000 lekë në muaj …” zëvendësohen me “… nga 34 000 – 41 700 lekë në muaj …”.

ç) Në kolonën e dytë, të lidhjes nr.9, pas emërtimit “Master i arteve” shtohet emërtimi “Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”.

  1. d) Lidhjet nr.1 deri në nr.8 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
  2. Efektet, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e lira si pasojë e vakancave në strukturat e institucioneve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Në pikën 1/3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
  3. a) Në shkronjën “a”:
  4. Shtohet emërtesa “Instituti i Shëndetit Publik”;
  5. Shfuqizohet emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit”.
  6. b) Në shkronjën “b” shtohet emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë”.
  7. Pika 4/2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/2. Në Kryeministri:

  1. a) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:
  2. “Drejtor departamenti” dhe “Drejtor njësie”, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë dhe departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;
  3. “Drejtor drejtorie”, në departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;
  4. b) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Jurist” dhe “Koordinator”, në njësitë përgjegjëse për aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, programimin e akteve rregullatore dhe RIA, si dhe njësinë përgjegjëse për koordinimin e nismave prioritare dhe të Acquis, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë;
  5. c) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Koordinator”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;

ç) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:

  1. “Drejtor departamenti”, në departamentin përgjegjës për administrimin;
  2. “Drejtor njësie”, në njësinë përgjegjëse për buxhetin dhe administrimin;

iii. “Koordinator”, në njësinë e menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm;

  1. “Drejtor drejtorie” dhe “Koordinator” në drejtorinë përgjegjëse për koordinimin teknik, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë;
  2. “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë.”.
  3. Pika 4/3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/3. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nëpunësi në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, dhe nëpunësit në pozicionet “Inspektor i Lartë” dhe “Ndihmësinspektor i Lartë”, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj.”.

  1. Pika 4/12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/12. Në ministrinë përgjegjëse për financat:

  1. a) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”;
  2. b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor i përgjithshëm”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për çështjet e makroekonomisë, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për politikat fiskale, dhe në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për borxhin;
  3. c) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie” në njësitë përgjegjëse për planifikimin dhe monitorimin e buxhetit qendror dhe vendor të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për çështjet e makroekonomisë, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për politikat fiskale, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për borxhin, dhe në drejtorinë përgjegjëse për programimin, standardizimin dhe harmonizimin e kuadrit rregullator;

ç) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:

  1. “Koordinator”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në njësitë përgjegjëse për planifikimin dhe monitorimin e buxhetit qendror dhe vendor të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit;
  2. “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për çështjet e makroekonomisë, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse borxhin, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për politikat fiskale, dhe në drejtorinë përgjegjëse për programimin, standardizimin dhe harmonizimin e kuadrit rregullator;
  3. d) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Këshilltar”, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë e tjera teknike të përmbajtjes.”.
  4. Pika 4/13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“4/13. Në Ministrinë e Drejtësisë:

  1. a) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”;
  2. b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit, dhe për nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit;
  3. c) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Koordinator” dhe “Specialist”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit.”.
  4. Pika 4/15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4/15. Në Departamentin e Administratës Publike:

  1. a) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Drejtor departamenti”;
  2. b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor njësie” dhe “Drejtor drejtorie” të njësive teknike të përmbajtjes;
  3. c) në masën 15 000 (pesëmbëdhetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Koordinator” dhe “Specialist” të njësive teknike të përmbajtjes.”.
  4. Pas pikës 4/21shtohet pika 4/22, me këtë përmbajtje:

“4/21. Në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, nëpunësit në pozicionet “drejtor i përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Koordinator”, “Analist”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtoritë dhe sektorët teknikë të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.”.

  1. Pas pikës 9/17 shtohet pika 9/18, me këtë përmbajtje:

“9/18. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të nëpunësve pa tituj akademikë në pozicionet e punës “specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Institutin e Shëndetit Publik, janë sipas lidhjes nr.6/18, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

  1. Lidhja nr.1 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Në lidhjen nr.3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
  3. a) Rreshti i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:

Ministria e Drejtësisë Koordinator në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit III-a/1

  1. b) Në fund të lidhjes shtohet rreshti, me këtë përmbajtje:

Ministria përgjegjëse për financat Koordinator në njësitë përgjegjëse për planifikimin dhe monitorimin e buxhetit qendror dhe vendor të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit

III-a/1

  1. Në lidhjen nr.3/2 bëhen shtesat e mëposhtme:
  2. a) Pas rreshtit të dytë shtohet rreshti, me këtë përmbajtje:

Drejtor njësie. II-a 1

  1. b) Pas rreshtit të katërt shtohet rreshti, me këtë përmbajtje:

Koordinator në njësitë teknike të përmbajtjes III-a/1 1

  1. Në lidhjen nr.5/6, pas emërtesës “Përgjegjës sektori në njësitë mbështetëse” shtohet emërtesa “Koordinator”.
  2. Në lidhjen nr.6, pas emërtesës “Përgjegjës departamenti në Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore” shtohet emërtesa “Menaxher cilësie në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
  3. Në lidhjen nr.7, emërtesa “Menaxher cilësie në drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”, shfuqizohet.

 

  1. Pjesët I dhe III, të lidhjes nr.7/1, zëvendësohen me pjesët I dhe III, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

 

  1. Lidhja nr.7/3 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. Lidhja nr.8/2 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. Në lidhjen nr.9, pas emërtesës “Specialist në institucionet rajonale” shtohet emërtesa “Specialist në zyrat vendore të punësimit”.

 

  1. Pika 2.2; në pikën 3, fjalët “… kolona 3 e lidhjes nr.6, …”; në pikën 6, fjalët “… të lidhjes nr. 6”; në pikën 7, fjalët “… lidhjes nr.6, …”; pika 12/4 dhe lidhja nr.6, të vendimit nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të personelit mjekësor, të punonjësve të tjerë me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Siptalit Universitar të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës”, të ndryshuar, shfuqizohen.

 

III. Efektet, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e lira si pasojë e vakancave në strukturat e institucioneve, si dhe nga fondet e miratuara me aktin normativ nr.12, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar”, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës dhe i shtrin efektet financiare:

 

  1. a) për përcaktimin në pikën 12, të ndarjes I, të këtij vendimi, dhe riklasifikimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë nga momenti i transferimit, emërimit apo lirimit të nëpunësve;
  2. b) për të gjitha parashikimet e tjera nga data 1 shtator 2022. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.350, DATË 19.4.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

  1. Në vendimin nr.350, datë 19.4.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

  1. a) Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. b) Në paragrafin e fundit, të pikës 3, pas fjalëve “… Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, …” shtohen “… Policisë së Shtetit …”.

 

  1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2022 për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, në nivel qendror dhe në nivel vendor.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, në nivel qendror, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore që kanë strukturat përkatëse të këtij shërbimi për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.

 

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.234, DATË 20.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr.234, datë 20.4.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

 

  1. a) Lidhja I zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. b) Lidhja II zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e lira si pasojë e vakancave në strukturat e institucioneve, si dhe nga fondet e miratuara me aktin normativ nr.12, datë 29.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar”, në kuadër të paketës së rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj