Zbardhen detajet nga plagosja në Durrës. Grabitësi tentoi të vriste të zotin e shtëpisë pasi e kundërsulmoi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbardhur rreth plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës.

Një person, ende i paidentifikuar, ka hyrë për të grabitur në banesën e shtetasit Rexhep Tereziu rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 Plazh.

Mirëpo, i zoti i shtëpisë e ka vënë ré dhe është përpjekur ta ndalojë.

Pikërisht në këtë moment, grabitësi  ka qëlluar me armë mbi Tereziun duke e plagosur në këmbë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

42-vjeçari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, policia dhe grupi hetimor po hetojnë rreth ngjarjes dhe zbardhjes së identitetit të autorit.

Kujtojmë se në fundjavë në të njëjtën zonë, u grabit një filial i një institucioni financiar dhe autori nuk është zbuluar ende.

Shpërndaje
Share.

Komento