Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec, e mitura shoqe me të bijën e abuzuesit, kishte një vit që shkonte në shtëpinë e tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Pogradec ku u arrestua 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, i cili ka kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare përgjatë gjithë muajit gusht.

Sipas AbcNews  mitura ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit dhe shkonte shpesh tek shtëpia e saj. Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti“, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

I ati i 13-vjeçares së abuzuar  thotë se Blerim Bizgjoni,ka shkuar disa herë në shtëpinë e tyre. Ai thotë se pas denoncimit të vajzës, familja e Bizgjonit iu ka shkuar në shtëpi për të tërhequr padinë.

“Policia erdhi këtu. Ata erdhën dhe na thanë, mos u merrni me llafe. Policia na tha të mos përziheshim me atë familje, mos bëni dallavere na tha. Blerim Bizgjoni vinte shpesh në shtëpinë tonë. E thirrën vajzën në polici, aty rrëfeu gjithçka.”-thotë babai

Ndërkohë sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit në shtëpinë e tij dhe Binxhozi nuk ishte njeri i mirë dhe njihej si njeri problematik dhe që abuzonte me vajzat e mitura.

“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën”, deklaroi një banore.

Bizgjoni ishte i martuar dhe me arsim 8-vjeçar, ka nisur abuzimin seksual me të mituren duke e kërcënuar që të mos tregojë. E mitura vjen nga një familje e varfër ku i ati vuan nga probleme mendore e ndërsa e ëma pa punë. 46-vjeçari e ka marrë vajzën që në 30 korrik me pretendimin se do kujdesej dhe do e mbronte, por nuk ndodhi kështu.

Shpërndaje
Share.

Komento