Nesër kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare.
KIryeministri Zaev në këtë vizitë zyrtare, të parën pas ndërrimit të emrit, do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.
Zaev dhe delegacioni që e shoqëron do të priten nesër në mëngjes nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.