Skip to content
Politikë

Xibraka/ Rama refuzoi interpelancën, Bardhi-Nikollës: Fute në rendin e ditës

· 2 min lexim

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Konfrencës së Kryetarëve, pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama, për të pranuar interpelancën e kërkuar nga opozita, për ccështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi, i bëri thirrje Nikollës që ta fusë këtë ccështje në rendin e ditës së seancës së radhës në Kuvend.

Pjesë nga debatet:

Bardhi- Nikollës: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeminstrie. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeminsitri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.

Lindia Nikolla: Interpelanca nuk parashikohet të zhvillohet për çështje personale.

Gazment Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse e ka vënë në mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Bledi Çuçi: Kërkesa për interpelancë e Bardhit s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit! Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë, s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë.