Xhelal Mziu del nga zyra, PS hap me dhunë derën e bashkisë së Kamzës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rakip Suli u betua ditën e sotme si kryetari i Bashkisë së Kamzës, duke zënë vendin e demokratit Xhelal Mziu.

Bashkia e Kamzës është drejtuar për 12 vite me radhë nga Mziu i cili nuk pranoi të lironte zyrën për t’u futur kryebashkiaku i ri.

Të detyruar në këto rrethana, Rakip Suli i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, ka bërë betimin në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.

Mësohet se dera e bashkisë së Kamzës është hapur para pak minutash duke ushtruar forcë. Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, xhamat e derës janë thyer për të depërtuar brenda ambienteve të bashkisë.

Këshilltarët e rinj të Bashkisë së Kamzës, pasi bënë betimin paradite, rreth orës 14:00 janë afruar në godinën e bashkisë dhe kanë hapur me dhunë derën kryesore të bashkisë që ishte mbyllur nga zyrtarët e PD.

Personat në fjalë kanë përdorur daltë dhe çekiç për të hapur derën, ndërsa janë thyer edhe xhamat.

Shpërndaje
Share.

Komento