Skip to content
Rajoni

Vuçiç me ide të qarta në Berlin: Do të jemi të vetmit që do flasim kundër pavarësisë së Kosovës

· 1 min lexim

Serbia nuk heq kurrësesi dorë nga Kosova dhe këtë e ka vërtetuar edhe një herë tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti i Berlinit i cili mblodhi ditën e sotme liderët e Ballkanit Perëndimor i ka dhënë mundësi presidentit serb që të shpreh edhe një herë tjetër hapur idetë e tij.

“Mendoj se delegacioni jonë do të jetë i vetmi që do të flasë kundër pavarësisë së Kosovës. Ne jemi këtu për të luftuar për vendin tonë. Sigurisht që do të jetë e vështirë, por kjo nuk është hera jonë e parë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, Serbia duhet të fitojë diçka nga Kosova pasi është e drejta e tyre, por mbi ç’baza?

“Të gjithë do të shprehen se Kosova është e pavarur, prandaj ata janë ftuar të thonë se është e papërgjegjshme të flitet për atë që Serbia mund të fitojë. Prandaj unë kam folur për demarkacionin, në mënyrë që ne të fitojmë diçka”, u shpreh presidenti serb.

Gjatë takimit Vuçiç ka thënë gjithashtu se gjatë këtij takimi do të kërkojë vetëm ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.