Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vuçiç me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së

15:09 20/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas një takimi me Millorad Dodikun, presidentin e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republika Sërpska, që janë pajtuar për organizim të shpejtë të një takimi të “të gjitha autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Sërpska.

Sipas tij, takimi do të mbahet në territorin e Republikës Sërpska në Bosnje.

“E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që ta organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpskas, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram më 20 korrik.

Çfarë i ka paraprirë takimit?

Takimi në mes të Dodikut dhe Vuçiqit zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj Dodikut, kryesisht për shkak të deklaratave dhe veprimeve të institucioneve të këtij entitetit, që konsiderohen destabilizuese për shtetin e Bosnje-Hercegovinës.

Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Që deklaratat e Dodikut janë kundër perspektivës së anëtarësimit të Bosnje-Hercegovinës në Bashkimin Evropian, e ka thënë të mërkurën edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Akti i largimit prej rendit kushtetues duhet të ndalet. Retorika përçarëse, kërcënimet për ndarje, kërcënimet ndaj integritetit territorial dhe madhërimi i kriminelëve të luftës duhet të ndalet, sepse nuk ka vend për diçka të tillë në Evropë”, ka thënë Borrelli në takimin e pestë të Këshillit për Stabilizim-Asociim, Bosnje-BE.

Veprimet e Dodikut i ka kritikuar edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një dëshmi të dhënë para anëtarëve të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, më 18 korrik.

“Veprimet e vazhdueshme, përçarëse dhe jodemokratike kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Prej shpërthimit të krizës së fundit në Bosnje, presidenti Vuçiq kryesisht ka qëndruar anash, duke thënë se nuk dëshiron t’i komentojë zhvillimet atje./REL

Të tjera

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm
Aktualitet

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka përpjekje për të deformuar historinë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se Ushtria Çlirimtare...

15:59 16/02/2026
U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!
Aktualitet

U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!

Nga Basir Çollaku  O është çmendur, o është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme dhe po bën gati mburojën...

15:49 16/02/2026
Para
Rrëfimi EKSKLUZIV për “gjuetinë e shtrigave”/ Si mediat e shitura të oligarkëve mbyllin sytë për hajdutët e llojit të tyre dhe përbaltin pa prova figura të pastra, si ajo e Gent Sanxhakut

Rrëfimi EKSKLUZIV për "gjuetinë e shtrigave"/ Si mediat e shitura të oligarkëve mbyllin sytë për hajdutët e llojit të tyre dhe përbaltin pa prova figura të pastra, si ajo e Gent Sanxhakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

Osmani: Duan të na deformojnë historinë, UÇK ideali ynë më i fuqishëm

15:59 16/02/2026
U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!

U çmend zyrtarisht, apo hetohet zyrtarisht?!

15:49 16/02/2026
BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

15:40 16/02/2026
Dosja “Balluku”/ Zbulohet lista e oligarkëve që priten të merren në pyetje nga SPAK

Dosja “Balluku”/ Zbulohet lista e oligarkëve që priten të merren në pyetje nga SPAK

12:35 16/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.