Skip to content
Të Gjitha

Vuçiç i dëgjoi lutjen, Rama e falenderon në serbisht: “Një gjest për t’u përshëndetur”

· 2 min lexim

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, me anë të disa statuseve në Twitter i është drejtuar në serbisht presidentit Aleksandër Vuçiçit për të lejuar që të kalojnë disa kamionë të nisur nga Kosova që kishin disa orë në doganë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar lirimin e kamionëve në mënyrë që Ballkani të jetë shembull solidariteti në botë në luftën kundër koronavirusit, pasi sipas Ramës, luftën kundër pandemisë që ka ‘gjynjëzuar’ botën mund të fitohet vetëm nëse jemi të bashkuar dhe ndihmojmë njëri-tjetrin.

Tashmë duket se Vuçiç e ka dëgjuar lutjen e Ramës, sepse ky i fundit e ka falenderuar në serbisht, pasi kamionët nga Kosova të bllokuar në kufi u lanë të kalonin.

Në reagimin e tij, Rama shkruan se ky ishte një lajm i mirë dhe një gjest për t’u duartrokitur nga ana e kreut të shtetit serb.

“Lajm i mirë që për kamionët e Kosovës, sot nuk ka pengesë! Jo vetëm lajm i mirë po edhe një gjest për t’u përshëndetur, si shprehje e vullnetit që së bashku ta fitojmë këtë luftë dhe të dalim të gjithë më të mirë e më të fortë prej saj,”-shkruan Rama.