Skip to content
Aktualitet

Vritet një 22-vjeçar në Elbasan, plagoset vëllai i tij

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Një atentat me armë zjarri është bërë ndaj dy vëllezërve, ku njëri prej tyre ka mbetur i pajetë.

Viktima 22-vjeçar ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa në momentin që iu bë atentat ka qenë me të vëllain duke ikur për në shtëpi.

Si pasojë e plagëve të marra, Klevi Baho ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa vëllai i tij, Sandër Braho 29 vejeç mbeti i plagosur. Mësohet se ai është në spital dhje jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia është duke hetuar e duke pyetur familjarët në lidhje me konflikte që mund të kenë pasur dy vëllezërit me persona të tretë.