Një shqiptar u vra në zonën Molenbeek të Brukselit me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 38 vjeç, i cili është qëlluar me 8 plumba dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Dyshohet se ai qëndronte ilegalisht në Belgjikë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij,
Policia dhe ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin provat me qëllim kapjen e autorit të krimit.