Vrau me thikë 3 vajzat e saj para 5 vitesh, nëna shqiptare fiton lirinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edlira Copa vrau me thikë tre vajzat e saj të mitura në Itali. Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga ngjarja e rëndë, opinioni publik është ende i tronditur.

Mediat italiane kanë shkruar sot për nënën shqiptare që vrau vajzat e saj, ku shprehen se ajo ka fituar një liri të pjesshme. Edlira ka qëndruar për 5 vite me radhë pas krimit në një spital psikiatrik, por tashmë ajo ndodhet në një strehëz mbrojtjeje në Leçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 2014 kur ajo goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo.

Në gjendje të rëndë psikologjike Edlira vrau me thikë Simonën 13 vjeçe, Keisin 10 vjeç dhe Sidnin vetëm 3 vjeçe. Më pas ajo u përpoq t’i jepte fund edhe jetës së saj, por u ndalua nga policët.

Shpërndaje
Share.

Komento