Vrau gruan për motive xhelozie, tezja e 37-vjeçarit: T’ja bëjnë mishin copa-copa

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krimi i ndodhur pasditen e djeshme në Spitallë të Durrësit ka tronditur opinionin publik shqiptar.

Bashkëshorti Ardian Kuka, goditi për vdekje me thikë gruan e tij, Hazbie Kukën 36 vjeçe. Aurtori i ngjarjes mëngjesin e sotëm u gjet i mbytur në det nga policia.

Kjo e fundit ishte në kërkim të tij që prej mbasdites së djeshme, pasi 37-vjeçari, autor i ngjarjes ishte larguar nga vendi ku kreu krimin e rëndë.

Ardian Kuka, dyshohet të jetë vetëhelmuar, ose të ketë pirë shumë alkool pasi kreu krimin, pasi familjarë të tij janë shprehur se ai dinte not dhe nuk ka mundësi të jetë mbytur për shkak të mosdijes së notit.

Ditën e sotme, tezja e viktimës ka deklaruar e tronditur se nipit të tij, Ardianit duhet t’ja bëjnë mishin cop-copa edhe pse tashmë ka vdekur.

Në një video të publikuar nga “Dosja.al”, tezja e viktimës duket tepër e tronditur dhe e nevrikosur me veprimin që ka bërë nipi i saj, që tashmë ka humbur edhe vetë jetën.

Adriatik Kuka ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së në Durrës. E ndërsa kohët e fundit bashkëshortja e tij kishte nisur punë prej pak kohësh si edukatore po në këtë qytet.

Midis çiftit kishin nisur debatet për arsye xhelozie. Ardiani edhe pse ia kishte gjetur vetë punën Hazbies, ishte shumë xheloz. Kjo pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë.

Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të Hazbies.

Shpërndaje
Share.

Komento