Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Martin Skëndajn.
Ky i fundit u arrestua për vrasjen e Manol Rrapajt dhe Elis Kapajt në poliklinikën e Patosit.
Me të rinjtë Skëndaj kishte pasur një sherr të mëparshëm.
Ai nuk ishte dakord për lidhjen e Rrapajt me motrën e tij.
Pak ditë më parë së bashku me të atin kishin shkuar në banesën e Rrapajt dhe i kishin thënë të largohej nga ajo.
Gjithashtu midis tyre kishte shpërthyer një sherr, ku nuk munguan as sendet e forta.
Mësohet se Rrapaj dhe Kapaj i kishin bërë pritë Skëndajt, përpara se ky t’i vriste.