Skip to content
Të Gjitha

Vrau gardianët në poliklinikën e Patosit, jepet masa e sigurisë për Martin Skëndajn

· 1 min lexim

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Martin Skëndajn.

Ky i fundit u arrestua për vrasjen e Manol Rrapajt dhe Elis Kapajt në poliklinikën e Patosit.

Me të rinjtë Skëndaj kishte pasur një sherr të mëparshëm.

Ai nuk ishte dakord për lidhjen e Rrapajt me motrën e tij.

Pak ditë më parë së bashku me të atin kishin shkuar në banesën e Rrapajt dhe i kishin thënë të largohej nga ajo.

Gjithashtu midis tyre kishte shpërthyer një sherr, ku nuk munguan as sendet e forta.

Mësohet se Rrapaj dhe Kapaj i kishin bërë pritë Skëndajt, përpara se ky t’i vriste.