Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

17:00 20/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Kristjan Cenaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur në vitin 2017.

Vendimi i Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë më herët nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke e gjetur Cenajn fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”. Sipas dosjes gjyqësore, ai e vrau adoleshentin për t’i grabitur një orë të markës “Rolex”.

Trupi i pajetë i Mariglen Gjonajt u gjet i groposur në zonën e Fushë Kuqes, shtatë vite pas zhdukjes së tij.

Kristjan Cenaj u arrestua në tetor të vitit 2022, pesë vite pas krimit. Ishte nëna e të miturit, Liljana Gjonaj, ajo që hodhi dyshimet e para për përfshirjen e Cenajt, duke deklaruar që në vitin 2015 se djali i saj ishte parë për herë të fundit me një të ri nga Mamurrasi, pikërisht Cenaj.

Pavarësisht se ajo kishte bërë kallëzim në polici në atë kohë, rasti u trajtua si largim nga banesa. Në dëshmitë e saj të asaj kohe, nëna e 16-vjeçarit shprehej e bindur se djali i saj ishte rrëmbyer ose keqtrajtuar për shkak të sendeve me vlerë që kishte me vete, duke u lutur që ta kthenin në shtëpi të gjallë.

“Iku në mëngjes në orën 8 dhe nuk u kthye më. Dëshmitarë nga fshati më kanë thënë se atë ditë ishte me Kristjan Cenajn. Nëse e kanë marrë për ndonjë gjë, t’ia marrin gjithçka, vetëm të ma sillnin djalin në shtëpi,” deklaronte në vitin 2015 Liljana Gjonaj.

Pas vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, drejtësia ka vënë vulën e saj mbi një prej ngjarjeve më tronditëse të viteve të fundit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kristjan CenajMariglen Gjonaj

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran

Turma të mëdha në funeralet e viktimave, protesta vazhdon në Iran

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English