Vrau 2 vite më parë kushëririn dhe gruan e tij, nis gjyqi ndaj Apostol Kostës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjirokastrën dy vite më parë. Burrë e grua u ekzekutuan nga komshiu i tyre për shkak të disa konflikteve për murin rrethues të shtëpisë.

Të pajetë mbetën Leko Kosta 66 vjeç dhe bashkëshortja e tij Afërdita Kosta 49 vjeçe. Autori i ngjarjes së rëndë , Apostol Kosta ishte kushëriri i viktimës, njëkohësisht edhe fqinj i tyre.

Autori ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda.

Shkak për këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosta për një konflikt pronësie që kishin pasur me Apostolin, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.

Pra bëhet fjalë për murin rrethues që ndante dy banesat e kushërinjve që ishin edhe fqinj. Një mur afro 4 metra i gjatë që çifi që u ekzekutua, e kishte fituar me gjyq.

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin gjyqësor ndaj Apostol Kostës. Është bërë e ditur se seanca e radhës është në 10 shtator.

Shpërndaje
Share.

Komento