Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja pranë Gjykatës/ Mexhit Picari dëshmi kontradiktore me vajzën, vëzhguan lëvizjet e viktimës për 20 minuta

11:58 06/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Kudret Saliajt dhe plagosjes së avokatit të tij në një lokal afër Gjykatës së Tiranës. Ku ish-vjehrri Mexhit Picari i cili është arrestuar, qëlloi në drejtim të Kudrejt Saliajt duke e lënë atë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje është arrestuar edhe bashkëshortja e 41-vjeçarit Dhurata Saliaj. Sipas informacioneve të gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë duke kërkuar “arrest me burg” për babë e bijë. Prokuroria pretendon se vrasja ka qenë me paramendim dhe se dëshmia e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij ka qenë  kontradiktore dhe se vrasja ka qenë me paramendim.

Përse prokuroria e akuzon si bashkëpunëtore në vrasje Dhurata Saliajn?
Vetëm pak minuta më parë Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë kërkesën për masë sigurie për babë e bijë të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin vranë Kudret Saliajn dhe plagosën avokatin Adriatik Cama. Prokurori Braho ka kërkuar arrest me burg për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij Dhurata Saliajn e cila ishte në proces divorci me viktimën që nga nëntori i vitit të kaluar. Rezulton sipas prokurorisë se Mexhit Picari dhe vajza e tij që duhet të ishte në arrest shtëpie për dhunë në familje, në harkun kohor të 20 minuta kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit përpara se Picari të ulej në të njëjtin lokal me ta dhe të qëllonte me 5 plumba Kudret Saliajn. Fakti që ata kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe avokatit ngre dyshime të forta sipas prokurorisë se e kishin paramenduar vrasjen. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë vendit të ngjarjes, ku duken lëvizjet e avokatit dhe viktimës si dhe Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhurata Saliajt. Në momentin që babë e bijë janë siguruar se Kudret Saliaj dhe avokati janë ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja janë ulur dhe ata dhe sapo kanë porositur kafen, Picari është afruar dhe ka qëlluar Saliajn.

Çfarë ka deklaruar avokati?

Avokati Adriatik Cama ndodhet në Spitalin e Traumës, për sa kohë që nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe duhet të presë 2 javë nuk është marrë në pyetje. Plumbin e ka në anën e djathtë të gjoksit. Nuk ka dhënë një dëshmi të detajuar, por lidhur me momentin e ngjarjes ka folur për disa detaje të rëndësishme. Ai ka thënë se në momentin që është ulur me Saliajn, ka ardhur dhe psikologia e caktuar nga gjykata për të bërë një raport për çiftin. “Unë po e lexoja këtë raport psikologjik për fëmijët dhe kam dëgjuar plumbat. Kur kam parë Kudret Saliaj ishte vrarë dhe psikologes i kishte rënë të fikët”, ka dëshmuar ai.

Avokati ka deklaruar gjithashtu se vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë ka pasur një debat të ashpër mes palëve. Debate që ishin bërë të shpeshta për shkak se Dhurata Saliaj ndodhej në arrest shtëpie, por ajo ishte urdhëruar nga gjykata t’i takonte fëmijët vetëm të shtunën në praninë e psikologes. Mexhit Picari nga ana tjetër deklaronte se ish-dhëndri e kërcënonte.

Po djali 16-vjeçar i çiftit?
Djali i madh do të deklaronte atë ditë para gjykatës së me cilin nga prindërit do të qëndronte. Nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, është gjendur në një lokal pranë atij ku ka ndodhur ngjarja me një kushëri të viktimës. Ai është afruar pas ngjarjes, por nuk e ka lejuar policia. 16-vjeçari ka deklaruar se nëna e tij ushtronte dhunë ndaj tij dhe motrës e vëllait më të vegjël. Ka folur për marrëdhënie të tensionuara me gjyshin dhe dajën e tij. Por ai do të ripyetet nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe konfliktet në familje mes prindërve të tij që nga 2013 dhe që kishin kulmuar në 2020.

Çfarë deklarojnë babë e bijë Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj?
Dëshmitë e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij kanë qenë kontradiktore, megjithëse babai deklaronte se ishte kërcënuar, por nuk ka deklaruar se në lokal ndodhej me vajzën. Ai ka thënë gjithashtu se para vrasjes Kudret Saliaj e kishte fyer, ndaj ai ka deklaruar se “vendosa të mbush pistoletën” një TT sovjetike dhe “të qëlloj ndaj tij”.

Ndërsa vajza ka deklaruar se ishte ftuar nga gjykata për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. “Në një moment hymë në lokal dhe pamë Kudretin dhe babai e qëlloi”, ka thënë ajo.

Një fakt që sipas hetuesve tregon se janë të pasinqertë dhe se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt.
Prokuroria ka dhe një detaj tjetër të pasqaruar, nëse ka pasur shënjestër vetëm ish-dhëndrin apo edhe avokatin Adriatik Cama, i cili e mbronte.

Etiketa: editor-choicegjykatëskontradiktorepranetirnaevrasja

Të lidhura

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë, lë në fuqi masat deri më 14 qershor

Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë, lë në fuqi masat deri më 14 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.