Skip to content
Kryesore

Vrasja në Vlorë, zbulohet pista e hetimit

· 1 min lexim

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.

Viktima jetonte në një zonë shumë të kërkuar për ndërtimet e reja, një fakt që ka nxitur autoritetet të hetojnë mundësinë e lidhjes së kësaj vrasjeje me tokën e tij.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se Hoxhaj kishte marrë kërcënime kohët e fundit për të shitur tokën e tij për ndërtim, por kishte refuzuar.

Rreth 150 metra larg banesës së tij është ndërtuar një pallat i ri, ku çmimi i apartamenteve arrin deri në 1500 euro për metër katror.

Policia po heton këtë pistë dhe ka nisur marrjen në pyetje të disa personave, përfshirë pronarin e pallatit, për të zbuluar nëse ka pasur një kërkesë për tokën e Hoxhajt.

Një nga arsyeja që po hetohet ky aspekt është se Hoxhaj nuk kishte pasur konflikte të tjera dhe njihej në zonë si një person i qetë dhe i respektueshëm. Fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit dhe kontaktet që kanë pasur me të kanë qenë kryesisht telefonike.