Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja në Laç, vetëdorëzohet në polici personi i tretë

15:43 30/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Burime nga policia theksojnë se është vetëdorëzuar në këto momente edhe autori i tretë i dyshuar i ngjarjes ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy kushërinjtë nga Laçi, Kelvin dhe Erjon Jushi.

Policia thotë se autori i tretë i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Manuel Bushi 23 vjeç banues në Laç. Më herët në polici u vetëdorëzuan Markel Bushi si dhe kushëriri i tyre, Vincent Bushi.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, më 28 prill ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë.

Sipas policisë, vrasja ndodhi për motive banale pas një konflikti të çastit.

Personazhet e përfshira në këtë vrasje të dyfishtë tregojnë se kjo ngjarje nuk ishte krejt e papritur. Bëhet fjalë për persona me precedentë penalë, madje edhe në kërkim nga policia, që lëviznin të armatosur dhe frekuentonin lokale në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit. 25-vjeçari Markel Bushi është person me precedentë penalë dhe në kërkim nga policia që në vitin 2013 pasi akuzohet për grabitje me armë.

Burime të “balkanweb” theksojnë se në vitin 2012 Markel Bushi së bashku me një person tjetër kanë sulmuar me arme disa vajza dhe i kanë grabitur. Për këtë ngjarje ai u arrestua nga policia dhe mundi të arratisej disa muaj më vonë nga burgu dhe u dënua në mungesë nga gjykata me 9 vite burg. Policia ka tentuar edhe në 2013 ta arrestojë sërish por ai i është kundërpërgjigjur me armë dhe ka mundur t’i shpëtojë prangave.

Me precedentë penalë është edhe autori tjetër i dyshuar 28 vjeçari Vincens Bushi. Ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove. Fillimisht ai u dënua me 6 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul masa në 1/3 dhe 2 vitet që i mbetën iu lanë në shërbim prove.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.
Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.
Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Etiketa: i tretilacvetëdorëzohetvrasja

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

E rëndë! Nëna e një nxënëseje sulmon me thikë mësuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.