Vrasja në Korçë kthehet në tragjedi, shkon në 3 numri i të vdekurve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Korçë. Një 57-vjeçar u ekzekutua me armë në shtëpinë e tij. Viktima Gramoz Nako u gjet i mbuluar me gjak nga bashkëshortja e tij kur ishte kthyer në shtëpi.

Gramoz Nako jetonte në një apartament në lagjen nr.7 të qytetit së bashku me bashkëshorten. E pak orë pas ngjarjes u mësua se u vetëvra edhe kunati i tij Sefedin Zenellari, 71 vjeç.

Pavarësisht se u fol për një grabitje, është zbuluar se motivi i krimit ishte një histori sentimentale. Sipas burimeve nga policia e Korçës, Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit.

E ndërsa sot kjo tragjedi është thelluar edhe më tej. Sipas “Balkan Web”, ka ndërruar jetë vëllai i 57- vjeçarit, Gëzim Nako, që u vra në banesë nga kunati.

59-vjeçari, Rasim Nako vuante nga një sëmundje e rëndë. Por ngjarja e fundit me të afërmin e tij, mund të ketë shkaktuar ndonjë traumë, duke sjellë fundin tragjik.

Shpërndaje
Share.

Komento