Vrasja në Astir. Babai i Noel Dishit bashkëpunoi me policinë për kapjen e të birit, ja skema

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autori i dyshuar i vrasjes, së regjistruar mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici.

Noel Dishi u vetëdorëzua, pas bashkëpunimit të familjarëve të tij me policinë.

Por, pse e mori Dishi këtë vendim?

Sipas Dosja.al Dishi ra në prangat e policisë nëpërmjet babait të tij.

Në 20 janar policia shkoi të kontrollonte shtëpinë e Dishit në Sukth.

Mirëpo, nuk arriti të gjente njeri, pasi familja ishte zhvendosur pas dëmeve që i kishte shkaktuar tërmeti.

Më pas, policia shkoi në banesën aktuale të familjes.

Blutë morën babain e 29-vjeçarit, si karrem për të tërhequr të riun drejt tyre.

Pas shumë orësh, ai telefonoi të atin.

Kështu, policia ka arritur të binte në gjurmët e autorit.

Babai i të riut pranoi të negociojë me policinë që i biri të marrë dënimin që i takon.

Më pas, Noel Dishi u vetëdorëzua.

Ai akuzohet për vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu që u qëllua me tre plumba këtë të hënë në Astir.

Shkak dyshohet të ketë qenë një trekëndësh dashurie.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare.

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento