Vrasja me dy viktima në Laç: Paralajmërohet rrezik në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtunën në mbrëmje ekzekutimi i dy biznesmenëve do trondiste jo pak shqiptarët.

Mirëpo kjo ngjarje, rrezikon të prodhojë viktima të tjera sipas gazetari Artan Hoxha.

I ftuar në “Opinion”, gazetari tha se të dy personat kanë patur histori problematike në të shkuarën, ndërsa thotë se lufta po bëhet për tregun e Tiranës.

“Është një skenë vrasjesh, jo e zakonshme, por për fat të keq po bëhet e zakonshme. Në vitet e fundit ke disa skena ku atuorët veprojnë me uniforma policie si komando. Deri tani në dyshim janë 4 persona. Por të hysh në një zonë si e Laçit dhe Mamurrasit që konsiderohet si objektiv i atentati. Është dashur vëzhgim, mbikëqyrje, mbulim. Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Bujar Lika, ndërkohë që Marku është dërguar në spital. Më rezulton që është vijim i ngjarjeve të mëparshme, të një historie që nëse nuk e ndërpresin autoritetet tona dhe nuk mbaron këtu. Uroj të mos ketë viktima, por më duket shumë e vështirë që të mbarojë aty. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në Mamurras, frika më e madhe është në Tiranë.”

Sipas tij, situata me të vërtetë është serioze dhe bëri thirrje që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë.

“Për tregun e Tiranës është bërë lufta: fillo që nga lojërat e fatit, pasuri të patundshme, furnizimi i lokaleve për tregun e brendshëm, trafikim i lëndëve narkotike. Të realizosh një ngjarje të tillë, të përdorësh kaq shumë njerëz të, të koordinosh, të hysh në një zonë ku kundërshtari ruhet dhe të realizosh dhe të dalësh nga aty do të thotë që situata me të vërtetë është serioze dhe uroj që autoritetet të ecin me hetimin që të parandalojnë sa më shumë viktimat në radhë”, tha Hoxha.

Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:40, një ngjarje e rëndë tronditi Laçin, pasi katër persona, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë policie mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras ku pati një përplasje me armë.

Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç.

Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha me ndihmën e bashkëpunëtorëve shkoi në shtëpinë e tij, që të ndërrohej, hoqi uniformën e Policisë së Shtetit dhe i veshur civil, me ndihmën e familjarëve shkoi në spitalin e Kurbinit.

Më pas, u transportua drejt Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka marrë një plumb në këmbë.

 

Shpërndaje
Share.

Komento