Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e të riut pas sherrit në lokal, Gjykata e Dibrës jep masën e sigurisë për tre të arrestuarit

· 1 min lexim

Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë, për personat e përfshirë në sherrin në një lokal në fshatin Sllatinë, ku humbi jetën, 29-vjeçari Dukagjin Plaku.

Organi i drejtësisë vendosi “Arrest me burg” për Qazim Plakun, Myrteza dhe Jurgen Hysën.

Siç shkruan “Shqiptarja.com”, në sherr janë përfshirë 4 persona nga dy familje të ndryshme.

Fillimisht Qazim Plaku, vëllai i viktimës, plagos me thikë 24-vjeçarin Myrteza Hysa.

Ky i fundit më pas në shenjë hakmarrje, ka marrë edhe vëllanë e tij, Jurgenin dhe kanë goditur me sende të forta 29-vjeçarin.

Si pasojë e goditjeve, Dukagjin plaku ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, të rinjtë në momentin e sherrit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.