Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

12:55 17/07/2025
Reading Time: 3 min lexim
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një grua greke dyshohet se ka bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe tre persona të tjerë, mes tyre dy shqiptarë, për të vrarë ish-bashkëshortin, një shtetas polak 43-vjeçar, me profesion profesor.

Sipas burimeve të “Protothema.gr”, viktima kishte depozituar më herët një kallëzim penal ndaj partnerit aktual të ish-bashkëshortes, për dhunë dhe kërcënime, duke shprehur frikën për jetën e tij.

I dyshuari kryesor, partneri aktual i gruas, ka pranuar në polici përfshirjen në vrasje, duke deklaruar: “Nuk mund ta shihja më të dashurën time të trishtuar dhe të stresuar. Vendosa ta bëj. Mora përsipër gjithçka.” Ai ka tentuar të marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, por hetimet tregojnë se krimi ishte i planifikuar në bashkëpunim me gruan.

Rekrutimi i bashkëpunëtorëve dhe alibia e rreme

Autori i dyshuar ka rekrutuar tre bashkëpunëtorë: dy shqiptarë dhe një bullgar. Sipas rrëfimit të tij, ai u kishte thënë atyre se do të “rrihnin dikë që po i shkaktonte probleme të dashurës”, ndërsa për t’i bindur u kishte premtuar se “Nadia (gruaja) do të paguante për avokatët nëse ndodhte ndonjë problem”.

Për të realizuar lëvizjet, autorët përdorën një automjet luksoz Porsche Cayenne të marrë me qira, i cili u gjurmua më pas nga autoritetet dhe çoi në identifikimin e shqiptarëve të përfshirë. Automjeti e kishte ndjekur viktimën nga Haidari deri në Agia Paraskevi, ku ndodhi vrasja.

Pas krimit, autori u largua me taksi në drejtim të Nafplionit, ndërsa telefonin dhe çelësat ia dorëzoi një personi tjetër për të ndërtuar një alibi të rreme, sikur ndodhej në një zonë tjetër në kohën e vrasjes.

Prova që implikon gruan

Ish-bashkëshortja e viktimës, një 43-vjeçare, dyshohet se ka ndihmuar në organizimin e krimit. Ajo fik telefonin dhe fshiu të gjitha të dhënat menjëherë pas vrasjes, por policia zbuloi në pajisjen e saj një foto të viktimës, e shkrepur nga pas, ditën e ngjarjes duke e implikuar si pjesë aktive në planifikim. Nuk dihet ende se kujt i është dërguar fotografia.

Për më tepër, komunikimet mes saj dhe autorit janë kryer përmes aplikacionit të koduar “Signal”, duke përdorur një numër telefoni që i përkiste djalit të saj një tjetër përpjekje për të shmangur gjurmimin.

Roli i shqiptarëve dhe versioni i tyre

Dy shqiptarët dhe shtetasi bullgar të përfshirë në ngjarje kanë pranuar përfshirjen, por kanë deklaruar se nuk kishin dijeni se do të ndodhte vrasja sipas tyre, ishin paguar vetëm për të frikësuar viktimën.

Ata pretenduan se pas ngjarjes, i kërkuan autorit 50 mijë euro për të mos e denoncuar, ndërsa ai u kishte paguar vetëm 2 mijë euro fillimisht për “rrahjen” e profesorit.

Autori është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen me pesë plumba të 43-vjeçarit, ndërsa tre bashkëpunëtorët janë vënë nën akuzë si ndihmës në vepër penale.

Nga hetimet rezulton se konflikti kishte nisur për çështje familjare dhe mosmarrëveshje financiare mes ish-çiftit, që kishin edhe dy fëmijë së bashku.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke kanë të dhëna të shumta që sugjerojnë se kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar dhe të organizuar në detaje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 2 shqiptargreqi

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English