Vrasja e Polisë, 3 bashkëpunëtorët e krimit në Gjykatë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër kanë mbërritur tre të ndaluarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e 32-vjeçarit Nard Polia.

Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, të cilët do të njihen me masën e sigurisë.

Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake si dhe i kanë ofruar strehim.

Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës.

Shpërndaje
Share.

Komento