Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e policit Saimir Hoxha, ILD masë disiplinore për dy prokurorë të Lezhës

13:27 16/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Në muajin shtator të vitit 2021, në Lezhë ndodhi një ngjarje e rëndë ku i riu Aldi Rama, vrau efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë dhe më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb dhe pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Tashmë pasi kanë kaluar disa muaj muaj nga ngjarja e cila mori një vëmendje të lartë,  Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka dalë në përfundime ndaj dy prokurorëve të Lezhës, Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur më 28.09.2021.

Ata pretendojnë se ata kanë zvarritur hetimet për vrasjen e kryekomisarit Saimir Hoxha. Sipas tyre, prokurorët zvarritën hetimet për autorin Aldi Rama.

Njoftimi i plotë I ILD:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ vërejtje publike” ndaj prokurorëve F.G. dhe M.L.Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor, të nisur me iniciativë, ndaj magjistratëve F.G., me detyrë prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe M.L., për periudhën e ushtrimit të detyrës, si prokuror drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Hetimi disiplinor ka filluar mbi bazën e informacionit të paraqitur në media, lidhur me ngjarjen tragjike të datës 28.09.2021, ndodhur në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e veprimeve të kryera nga shtetasi A.R, ka humbur jetën, oficeri i policisë S.H. Në median e shkruar dhe atë vizive janë pasqyruar informacione të cilat lidhen me historinë problematike të autorit të vrasjes dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.
Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi hetimor, ILD konkludon se:
• Si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve në mospërmbushje të detyrës funksionale, si prokuror gjatë hetimeve paraprake, F.G., ka shkaktuar dorëzimin e akteve të procedimit penal në gjykatë në tejkalim të afatit të paraburgimit për të pandehurin, c’ka ka sjellë për pasojë konstatimin nga ana e gjykatës, të shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj të pandehurit A.R. dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.
• Kjo sjellje përbën mospërmbushje të detyrës së prokurorit, të cilit i është dhënë atributi kushtetues për të ushtruar ndjekjen penale dhe kontrolluar hetimet paraprake, me qëllim dërgimin e çështjes në gjykatë, në respektim të afateve ligjore procedurale penale.
• Prokurori M.L., pa shkaqe të arsyeshme ka lejuar moszbatimin e Udhëzimit të detyrueshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, duke sjellë për rastin e kësaj çështje penale, konfuzion për kohën e dorëzimit të akteve nga prokurori i çështjes dhe në vijim në gjithë zinxhirin e hallkës së funksionimit administrativ në prokurori për kalimin e akteve në gjykatë.
• Kjo sjellje e prokurorit M.L., përbën mospërmbushje të detyrës, duke cënuar pozitën dhe figurën e një drejtuesi prokurorie, që si prokurori më i lartë për të gjithë prokurorët e zyrës që drejton, duhet të respektojë ai i pari udhëzimet e një prokurori më të lartë.
• Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve F.G. dhe M.L., përbëjnë shkelje disiplinore të lehtë, sipas nenit 102, pika 1, shkronja “l” e ligjit me nr. 96/2016.
Për sa më sipër i kërkohet KLP-së, pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj magjistratit F.G., me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “ç” dhe “dh” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, për magjistratin M.L., aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Të tjera

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës
Aktualitet

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër protestave të ndara kundër qeverisë, të planifikuara brenda katër ditësh radhazi. Edhe pse aktorët...

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit
Aktualitet

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme ka marrë katër letërporosi nga jashtë vendit në kuadër...

14:22 18/12/2025
Para
Me armë dhe “të bardhë”, arrestohet në Greqi këngëtari i muzikës popullore nga Mallakastra (Emri)

Me armë dhe "të bardhë", arrestohet në Greqi këngëtari i muzikës popullore nga Mallakastra (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës

14:24 18/12/2025
“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

“SPAK ka 4 letërporosi për Ballukun” Llabani: 20 mln dollarë të bllokuara jashtë vendit

14:22 18/12/2025
Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

Gurët e çmuar të nxjerrë nga galeritë e Mirditës përfundojnë te Tete Albania, Shqipëria nuk fiton asgjë

14:20 18/12/2025
Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

Zyrtarë të akuzuar për korrupsion nga SPAK, përgjegjës për 800 mln euro buxhet vitin e ardhshëm

14:11 18/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.