Skip to content
Politikë

Vrasja e Martin Canit, opozita interpelancë me Manastirliun në Kuvend

· 1 min lexim

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në fokus është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Partia Demokratike. Interpelanca lidhet me vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Gjithashtu, në rendin e ditës është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që synon përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Kuvendi do të diskutojë edhe dy projektvendime: një për miratimin e organikës dhe klasifikimin e pagave të punonjësve administrative pas përfundimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe tjetri për organikën e Komisionerëve Publikë pas përfundimit të mandatit të tyre.