Skip to content
Kronikë

Vrasja e Lulash Qepurit në Shkodër, Policia i gjen bllokun ku shënonte borxhet (Detaje)

· 2 min lexim

Ngjarja e rëndë që tronditi sërish Shkodrën ditë më parë erdhi sërish në vëmendje ditën e sotme, ku janë zbardhur detaje të reja.

Lulash Qepuri, 76 vjeç, ndërroi jetë tre ditë më parë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri “shotgun” në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja ndodhi në në fshatin Stom-Golem, ndërsa deri sot nuk ka një autor të ndaluar për këtë vrasje.

Mësohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar të paktën 4 herë mbi të moshuarin.

76-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Nga të dhënat rezulton se autori ishte i maskuar dhe në kokë mbante një kapele kashte. Po ashtu nga kontrolli i ambienteve të lokalit dhe banesës, policia ka gjetur një bllok në të cilën kishte të listuar disa emra personash ku dyshohet se kishin marrë më fajde te Qepuri.

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

Nga mbledhja paraprake e tyre është konstatuar një shumë e majme parash, e ndërsa policia ka nisur me marrjen ne pyetje të këtyre personave,  emrat e të cilëve janë gjetur në bllokun sekret të Qepurit.