Skip to content
Art - Kinema

Vrasja e legjendës së repit 2 Pac, merret vendimi për të dyshuarin

· 1 min lexim

Duane ‘Keffe D’ Davis, personi që u arrestua pas 27 vitesh si i akuzuar për vrasjen e legjendës së repit Tupac Shakur në vitin 1996 është deklaruar i pafajshëm para një gjyqi të madh jurie në Las Vegas.

Vrasja e Tupac Shakur tronditi botën e muzikës në vitin 1996, por asukush nuk u akuzua për vrasjen e tij deri më 29 shtator kur Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua në një shtëpi në Henderson, Las Vegas.

Davis është i vetmi person ende gjallë që ishte në automjetin nga i cili u qëlluan dhe i vetmi person i akuzuar ndonjëherë për një krim në këtë rast.

Në gjykatë të enjten, Davis qëndroi në pranga ndërsa priste procedurat dhe i bëri me dorë gruas, djalit dhe vajzës së tij në sallën e mbushur me spektatorë. Ai u deklarua “i pafajshëm” para gjyqtarit të Gjykatës, Tierra Jones.