Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

23:06 21/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për çështjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, duke dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg. Vendimi u mor pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe konfirmon përgjegjësinë penale të Dukës për përfshirjen në ngjarjen e rëndë kriminale.

Ndërkohë, për Erlis Dukën, vëllain e Leonard Dukës, gjykata vendosi heqjen e masës së arrestit në burg, pasi ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Për të njëjtën ngjarje, gjykata dënoi edhe Fatmir Hysenin, i njohur si Doqja, me 25 vite burg, Aleksandër Maxhakun me 25 vite burg, si dhe Oltian Logajn po me 25 vite burg.

Kujtojmë se javën e kaluar Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënimin e Leonard Dukës me 32 vite burg për veprat penale “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Sipas SPAK, Duka ka pasur një rol kyç në organizimin dhe realizimin e atentatit ndaj ish-policit.

Gjatë seancave gjyqësore, Leonard Duka ka deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tij, duke pretenduar se ndaj tij nuk ekzistojnë prova konkrete dhe se procesi është i montuar nga policia.

“Jam i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia. Kam besim te drejtësia”, u shpreh ai para trupit gjykues.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonte me automjetin e tij BMW X5. Pas përplasjes së mjetit me një mur lavazhi, autorët iu afruan dhe e qëlluan në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në seancën e fundit, Leonard Duka pranoi se kishte pasur takime me Martinajn, por mohoi komunikime të vazhdueshme dhe përdorimin e aplikacionit të koduar SKY ECC, ndonëse prokuroria paraqiti prova që sugjerojnë të kundërtën.

Malko kishte shërbyer si efektiv policie vetëm për tre muaj në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në Tiranë dhe njihej për lidhje me botën e krimit. Ai ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha pas një përplasjeje të armatosur ku u përfshinë disa figura të njohura të botës së krimit.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në Bruksel nga autoritetet belge, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash. Ai u ekstradua në Shqipëri në gusht 2024 dhe po përballet me drejtësinë për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

Kreu i KPP sërish në SPAK, Myzyri përballë drejtësisë për aferë tenderash

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English