Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e gruas në Memaliaj/ Rrëfen burri: Më tradhtonte me një 45-vjeçar, prandaj e vrava

· 2 min lexim

Vrasja e 53-vjeçares në Memaliaj nga bashkëshorti tashmë ka marrë një drejtim tjetër.

Nga dëëshmia e Skënder Hoxhës në polici, është mësuar se arsyeja pse vrau Antoneta Hoxhën ishte për shkaqe xhelozie.

Sipas tij, 53-vjeçarja kishte disa kohë që e tradhtonte më një person tjetër, një 45-vjeçar dhe kjo ka qenë arsyeja që e shtyu deri në vrasjen e saj.

“E vrava se më tradhtonte. Kishte kohë që më tradhtonte me një 45-vjeçar. E vrava se isha xheloz”-mësohet se ka thënë Skëndër Hoxha para hetuesve.

Në orët e para të  mëngjesit të djeshëm, Antoneta Hoxha është gjetur e vdekur në dhomën e gjumit të çiftit dhe fillimisht, bashkëshorti i saj nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se e kanë vrarë.

Pas disa orësh marrje në pyetje, ai ka pranuar se ka qenë ekzekutuesi i  53-vjeçares, të cilën e ka qëlluar me levën që përdorte për kazanin e rakisë dhe pse më pas bashkëshortja e tij ka qenë gjallë, ai e ka parë deri në momentin që ka ndërruar jetë edhe pse i ka kërkuar ndihmë.

Antoneta Hoxha është nënë e katër fëmijëve dhe sipas fqinjëve ka qenë një familje e qetë dhe jo problematike.