Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata lë në burg Elvis dhe Gjon Shkëmbin: “I kërkojmë falje familjes”

11:21 09/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis dhe Gjon Shkëmbin, të cilët akuzohen për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, tre ditë më parë, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Vendimi u mor pas një seance të gjatë dëgjimore, ku të dy të pandehurit u paraqitën para trupit gjykues, ndërsa në sallë mbretëroi tension dhe tronditje.

Avokati i tyre mbrojtës, Kujtim Ibra, në një deklaratë për mediat pas seancës, theksoi se Elvis Shkëmbi ka vepruar në gjendje të rënduar psikike, pas një periudhe shumë të gjatë përplasjesh gjyqësore lidhur me pronat e familjes në Shkodër. Sipas tij, i riu nuk ka pasur vetëdije të plotë në momentin e ngjarjes.

“Shtetasi nën hetim ka qenë totalisht i mpirë pas kryerjes së krimit dhe ka pritur me qetësi forcat e policisë. Ai nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar, edhe pse ka pasur mundësinë. Pas ngjarjes, ai i ka dorëzuar pistoletën njërit prej punonjësve të gjykatës dhe ka qëndruar në vend, duke pritur që të mbërrinte policia. Kjo tregon se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe të tronditjes së thellë psikike”, u shpreh Ibra.

Lidhur me përfshirjen e xhaxhait të tij, Gjon Shkëmbit, avokati deklaroi se nuk ka asnjë provë që ai të ketë shtyrë apo nxitur nipin për të kryer krimin.

“Gjon Shkëmbi nuk ka marrë pjesë në momentin e ndodhjes së ngjarjes. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për atë që do ndodhte dhe nuk ka pasur mundësi ta parandalonte nipin e tij. Askush nuk i del përpara një personi të armatosur që ndodhet në gjendje të rënduar emocionale. Në ato momente, Gjon Shkëmbi kishte kaluar derën e sallës së gjyqit, dhe menjëherë më pas ndodhi e shtënat”, theksoi avokati Ibra.

Ai u ndal gjithashtu te deklaratat e mëparshme që Gjon Shkëmbi kishte bërë publikisht në media, të cilat janë interpretuar si kërcënime për gjyqtarët që do merreshin me çështjen e tyre. Sipas mbrojtjes, këto deklarata janë nxjerrë nga konteksti.

“Nëse ato do të ishin veprime që përbëjnë kanosje, atëherë organet e drejtësisë, qoftë Prokuroria e Tiranës apo ajo e Shkodrës, do të kishin nisur procedim penal në atë kohë. Por kjo nuk ka ndodhur, çka tregon se nuk ka pasur elementë të tillë ligjorë. Deklaratat janë interpretuar ndryshe dhe jashtë rrethanave të asaj kohe”, tha më tej Ibra.

Në përfundim të seancës, të dy të arrestuarit, Elvis dhe Gjon Shkëmbi, kanë kërkuar falje publike për familjen e gjyqtarit të ndjerë, duke shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike që ka tronditur opinionin publik. Ata kanë dëshmuar se e gjithë situata ka ardhur si pasojë e një stresi të thellë dhe një kalvari të gjatë gjyqesh për pronat familjare që, sipas tyre, i kanë lënë të dëshpëruar dhe të pafuqishëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 6 tetorit, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjatë shpalljes së vendimit për çështjen e pronave në Shkodër, ku palë ishin Elvis dhe Gjon Shkëmbi, 38-vjeçari Elvis Shkëmbi nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në vend. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në sallë si palë në proces.

Pas ekzekutimit, autori nuk tentoi të largohej, por qëndroi i qetë në vendin e ngjarjes, deri në mbërritjen e policisë. Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe ka ngjallur reagime të forta në mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, mblidhen mbi 9000 dollarë për “mbrojtje ligjore”

Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, mblidhen mbi 9000 dollarë për “mbrojtje ligjore”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.