Skip to content
Bota

Vrasja e George Floyd/ Dënohet me 22 vite e gjashtë muaj burg ish-oficeri i policisë në SHBA

· 2 min lexim

Ish-polici i qytetit Minneapolis në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Derek Chauvin u dënua me 22 vjetë e gjashtë muaj burg për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, në maj të vitit të kaluar.

Vendimin për ish-policin e shpalli një gjykatë në Minesota. Gjykatësi, Peter Cahill, tha se dënimi pasqyron “mizorinë” e vrasjes. Gjithashtu ai është shprehur se dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd.

“Dhimbja është ndjerë në të gjithë vendin, por më e rëndësishmja është që duhet ta njohim dhimbjen e familjes Floyd”,  u shpreh Gjykatësi.

Më herët prokurorët kishin kërkuar që ish-polici të të dënohej me 30 vite burg.

Para shpalljes së dënimit, ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin ofroi “ngushëllimet” e tij familjes së George Floyd.

Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.

Vdekja e tij nxiti protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.