Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Eraldo Nevruzit, zbardhet dëshmia e koleges: Atë natë erdhi vonë

21:19 12/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit, i cili u vra nga pronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu vetëm pak ditë më parë. 21-vjeçari Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra dhe më pas iu zhduk trupi nga autori i vrasjes së tij. Sipas dëshmive që ka mbledhur gazetarja Klodiana Lala për emisionin e saj “Në Shënjestër”, i riu nga Tirana kishte shkuar duke kërkuar punë në zonën e barit të hotelit, por si përfundim nisi të punonte në recepsion. Zakonisht, turni për të niste në orën 23.00 të mbrëmjes dhe e linte në mëngjes, por natën që u vra kishte shkuar më herët se zakonisht.

Sipas dëshmisë së koleges së tij, që mbulonte turnin e drekës dhe që këmbehej me Eraldon gjatë turnit të natës, atë mbrëmje ai kishte shkuar një orë më parë në punë dhe i kishte kërkuar që të largohej.

“Eraldo kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur të punonte në hotel. Atë natë ai u paraqit për të marrë turnin në orën 22.00, pra një orë më herët. Gjë që në fakt më çuditi, por ai nuk më dha arsye, pse po e merrte punën përpara orarit zyrtar të ndërrimit të zakonshëm të turneve. Pastaj nuk e takova më. E mësova të nesërmen nga Policia se çfarë kishte ndodhur,”-tregoi ajo para hetuesëve.

Edhe pse ngjarja u zbulua, gjetja e trupit të viktimës ishte sfida e vërtetë për Policinë e Shtetit. Kufoma e të riut u gjet vetëm pasi autori Gerald Shehu tregoi gjatë marrjes në pyetje për hetuesit greke se mbrëmjen e krimit, pasi e kishte hedhur trupin në portobagazhin e makinës, e kishte transportuar më tej në një gurore.

Atje u gjet, i dhunuar dhe me një plumb në kokë gati 48 orë pas zhdukjes.

Përveç Shehu, për vrasjen janë arrestuar edhe dy punonjësit e tjerë të hotelit, David Larti dhe Daniel Qose. Dy të rinjtë akuzohen se zhdukën sendet personale të vitkimës, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.

“E ndihmuam pasi na kërcënoi me armë se do të na vriste,”- janë shprehur ato para togave të zeza.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Eraldo Nevruzi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Disa vite më parë vrau shqiptarin, Rodolfo Corazzo zgjidhet kryebashkiak i Rodanos

Disa vite më parë vrau shqiptarin, Rodolfo Corazzo zgjidhet kryebashkiak i Rodanos

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English