Skip to content
Kronikë

Vrasja e efektivit në Lezhë, policia vendos shpërblim për çdo informacion që çon në kapjen e autorit

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Aldo ramës, autori i vrasjes së efektivit të policisë saimir Hoxha, ditën e sotme në Ishull Lezhë. Çdo informacion i vlefshëm që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Personat që mund të kenë informacione të vlefshme, mund të telefonojnë në numrin 0694110853

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.