Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Flasin autorët: Debati nisi për një foto në FB, nuk deshëm t’i vrisnim

· 1 min lexim

Pas vetëdorëzimit të autorëve të vrasjes së kushurinjëve Jushi, kanë dalë edhe thëniet e para që të akuzuarit kanë folur në hetuesi.

“Nuk deshëm t’i vrasim kushërinjtë Jushi. Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”, kështu mësohet të kenë thënë autorët: Markel Bushi, Manuel Bushi dhe Vincent Bushi.

Sipas dëshmive të tyre, diskutimi ka shkuar deri aty për shkak të një fotoje në rrjetet sociale, konkretisht “Pse e ke hedhur këtë foto?” dhe më pas përplasja ka degraduar derisa ka mbërritur në ekzekutimin e dy kushurinjëve.

Policia ende nuk bën me dije se cili është personi që ka qëlluar dhe kjo për shkak se ende është e paqartë, kështu që janë duke u bërë ekzaminimet e gëzhojave në vendin e ngjarjes për të nxjerrë autorin e vërtetë.

Vrasja e dyfishtë në Laç ka ndodhur në datë 28 prill rreth orës 20:15, ku në lagjen nr.1 Jani (Kevin) Jushi së bashku me kushuririn e tij Mikel Jushi janë gjetur të vdekur në një rrugicë.

Diskutimi mësohet të ketë nisur në lokalin e Kevin Jushit dhe më pas gjithçka ka degraduar.