Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e dy gardianëve në Patos, zbardhet motivi i sherrit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në poliklinikën e Patosit.

Një sherr mes gardianësh, përfundoi në vdekjen e dy prej tyre.

Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç.

Autori i vrasjes së tyre është Martin Skëndaj, i cili u arrestua vetëm pak minuta pas krimit.

“Faxweb” shkruan se shkak për sherrin është bërë motra e autorit të vrasjes.

Skëndaj nuk kishte dijeni se motra e tij ishte e dashura e njërit prej viktimave.

Policia ndërkohë nuk ka përcaktuar ende motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.